A mund të akuzohet për vrasje portieri Jesús Owono?

Vdekja e sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel, disa orë pas përplasjes së rëndë me portierin Jesús Owono gjatë ndeshjes ndaj FC Andorra-s, ka ngritur një debat edhe në aspektin ligjor: a mund të mbajë përgjegjësi penale portieri për një incident të ndodhur gjatë lojës?

Në rrjetet sociale dhe në qarqet sportive janë shtuar pyetjet nëse një ndërhyrje e pakujdesshme, edhe kur ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri, mund të çojë deri në një akuzë për vrasje nga pakujdesia. Megjithatë, ekspertët spanjollë të së drejtës sportive dhe penale theksojnë se ekziston një dallim i qartë mes gabimit teknik gjatë lojës dhe kryerjes së një vepre penale. Në qendër të këtij interpretimi qëndron parimi i “rrezikut të lejuar sportiv”. Çdo futbollist, duke hyrë në fushë, pranon se loja përfshin kontakte fizike, përplasje dhe ndërhyrje të forta, të cilat në raste të rralla mund të shkaktojnë edhe dëmtime të rënda.

Sipas praktikës gjyqësore në Spanjë, përgjegjësia penale mund të lindë kryesisht në rastet kur bëhet fjalë për veprime të qëllimshme, si sulme të kryera jashtë garës për topin, apo akte dhune që nuk kanë lidhje me zhvillimin normal të ndeshjes.

Sfidanti.al