Scaloni publikon listën e parë pa … Messin

Lionel Scaloni ka publikuar listën e parë të Kombëtares së Argjentinës pas pensionimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar, duke nisur kështu një kapitull të ri për kampionët e botës. Messi e konfirmoi pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës më 31 gusht 2026, duke i dhënë fund një karriere 21-vjeçare me fanellën e ‘Albiceleste’.

Legjenda 39-vjeçare largohet nga përfaqësuesja me një histori të jashtëzakonshme, pasi fitoi Kupën e Botës 2022 dhe dy herë Kupa e Amerikës, duke regjistruar gjithsej 125 gola në 207 paraqitje. Përzgjedhësi Scaloni tani ka nisur procesin e ndërtimit të një skuadre të re, duke kombinuar futbollistët që kanë fituar trofe të mëdhenj me talentet e rinj që pritet të marrin më shumë përgjegjësi.

Në listën e publikuar ka emra të njohur si Emiliano Martinez, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez, por edhe talente të reja si Franco Mastantuono, Nico Paz dhe Gianluca Prestianni.