Kombëtarja dhe Partizani, paratë e triumfit  po i sjell ..breshka !

Si vjen puna! Pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës dhe FSHF luftuan në një “derbi të trukuar”  për fronin e futbollit, kurse sot, në distancë janë duke bërë një garë, e cila  bashkon zakonet e tyre. Gara mund të quhet : cili i vonon më shumë paratë e triumfeve të “popullit të topit ” …

Bashkia akoma nuk ka shlyer paratë që i takojnë Partizanit për titullin kampion dhe  këto ditë paska dalë vendimi i shumëpritur.  Ndofta kanë patur frikë se mos Partizani fiton prapë titullin kampion të këtij sezoni dhe shuma zmadhohet dyfish ..në 300 milion !

Nga ana tjetër, FSHF, edhe pse po bën gati valixhet e ekipit Kombëtar për të shkuar në Europian,  akoma nuk ka shlyer të plotë shpërblimin e futbollistëve.  Atë  “thesin me miliona euro”  për kualifikimin në Europian.  Pale sa shqiptare tingellon ,  kur dëgjon edhe  anektodën kuqezi se paratë do të jepen të plota sapo të mbarojmë punë  në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë..

Sfidanti.al