Në Rimini të Italisë zhvillohet këto ditë Kampionati Evropian i Gjimnastikës Artistike, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë pas 34 vitesh me një atlete shumë të talentuar dhe në moshë të re, e cila refuzoi kombëtaren greke për ngjyrat e origjinës së vet. Edhe pse me shtetësi greke, e lindur dhe e rritur ne shtetin fqinj, Valentina Llogone vetëm 15 vjeçe ka vendosur që të lerë Greqinë dhe t’i bashkohet Federatës Shqiptare të Gjimnastikës dhe Komitetit Olimpik Shqiptarë. E lindur në Greqi dhe me prindër shqiptarë emigrantë prej vitesh në shtetin fqinj, i ati nga Lushnja dhe e ëma nga Saranda, Valentina Llogone është formuar nga ana sportive qysh e vogël në Greqi dhe në Athinë, duke zënë qysh herët vende të para dhe duke marrë pjesë në Kampionatet Kombëtare të Greqisë. Ajo e ka nisur gjimnastikën ritmike dhe artistike që në moshën 4 vjeçare në Athinë, në të gjitha disiplinat e saj.
sfidanti.al