Në moshën 31-vjeçare në garën e tij të parë në distancën e maratonës, Andreas Almgren ka triumfuar në edicionin e 50-të të New York City Marathon. Atleti nga Suedia ka kthyer në të paharrueshëm vitin 2026 duke marrë vendin e parë në njërën prej maratonave major pasi ditën e djeshme kaloi finishin me kohën dy orë, gjashtë minuta dhe një sekond.
Për Almgren ky triumf merr një tjetër dimension pasi ai kurrë më parë nuk ka marrë pjesë në garat e distancave të gjata. Në shtatorin e këtij viti suedezi theu rekordin europian në gjysmë-maratonë ndërsa në Europianin e Atletikës të zhvilluar në gusht ai mori medalje të artë në garën e 10.000 mijë metrave. Sa i përket podit të djeshëm në New York realizoi një garë të madhe edhe Yemaneberhan Crippa. Atleti italian përfundoi garën vetëm 13 sekonda pas Almgren. Në vendin e tretë u rendit Lesotho’s Kamohelo Mofolo, i cili mbylli garën me 12 sekonda vonesë.

