“Lufta” mes Nike dhe Adidas vazhdon! Kompania amerikane e materialeve dhe veshjeve sportive vetëm pak muaj pasi i mori rivalëve nga Gjermania të drejtën për të “veshur” kombëtaren katër herë kampione të botës tani duket se i ka mposhtur edhe në një tjetër front.
Prej sezonit 2027-2028 topat e UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League do të furnizohen nga Nike dhe jo më nga Adidas. Sipas medieve amerikane Nike i ka ofruar UEFA-s plot 40 milionë euro në sezon për të furnizuar kompeticionet në fjalë me topat e prodhuar në SHBA. Edhe pse nuk mund të flitet për shifra zyrtare Nike për të mposhtur Adidas ka bindur UEFA-n duke i paguar plot dyfishin e shifrës që paguanin rivalët e tyre nga Gjermania.

