Në kohën që Liga Arabe po shpenzon miliarda për të ndryshuar gravitetin e futbollit, aq sa thuhet se futbollistët e sotëm shohin vetëm ëndërra me miliona dhe me shiekë, ne kemi gjetur “Arabinë” tonë, i bëjmë tifo më shumë parave se sa vetë lojës.
Gjatë ndeshjes së Partizanit me Valmierën, komentatori kushedi sa herë e përsëriti “rekordin historik” që Partizani do të fitonte 1,5 apo 1,6 milionë nga kalimi i tureve në Konferencë Ligë. Edhe në gazeta flitet, me gojën plot lëng, për shumën që do të marrin “demat”. Imagjinoni, në cilin qiell do të ishim , nëse do të kalonim ture në Europa Ligë apo ..Champions.
Në një futboll ku paraja nuk mbërrin tek klubet , por ankorohet tek zyrat, zmadhohet enkas, me bujë shifra “lilipute” 1,5 milion dollarë. Apo kur thonë se në ndeshjen me Poloninë, do të fitohen para me thes nga biletat, do të thyhet rekordi nga fitimet dhe nuk thonë se cila Kombëtare në botë e shet kaq shtrenjtë veten sapo llastohet me dy ndeshje simbolike…
Sfidanti.al