Nuk qënka edhe aq i mirë sa u dukej në pamje të jashtme, ky trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo. Mirë në fushë që ishte “piston” dhe nuk ndalej dot , por edhe kur është në stol , në pozicionin e trajnerit të një përfaqësueseje, braziliani Silvinjo s’kapet…më shumë është në qiell sesa në tokë! Kanë filluar në FSHF të qahen se “Silvinjo po bëhet mik me pilotët”, ankohen për lëvizjet e shpeshta të trajnerit që udhëton për t’i prekur me dorën e vet, gjithë futbollistët e Kombëtares, kudo që janë…
Kaq shumë u dhimbsen paratë, sa dëgjon zyrtarët e oborrit që të lëshojnë edhe një të vërtetë pikëlluese: pse bredh kaq shumë, pjesa më e madhe e futbollistëve të Kombëtares .. nuk po luajnë me ekipet ku janë? Në fakt, Silvinjo, ka të drejtën e profesionit , luajnë apo nuk luajnë futbollistët tanë atje ku janë, ai dëshiron t’i njoh nga afër, dhe të mos mjaftohet me fotot e tyre apo filmimet që i kanë vënë në dispozicion..
Kur erdhi në ditët e para Silvinjo, sikur të ishim mjeshtra të empatisë, e bekuam Silvinjon si një trajner ndryshe, me mirësi dhe thjeshtësi tejet të spikatur. Tani që po ndjekim nga pas me “patronazhistë të financës” të Federatës, na duket se nuk është edhe aq i ëmbël sa dukej në fillim. Pale, sa lezet ka, kur dëgjon të thonë se braziliani i stolit po kërcen “samba” përmbi paratë që i “dhuroi” Qeveria ..”qeverisë së varfër të topit” ….
Sfidanti.al