Sarri: Çfarë shpirti ndaj një Napoli të një planeti tjetër!

E arriti më në fund një nga ato fitore që shenjojnë sezonin. Për Lacion duhej të vinte mbrëmja e 3 marsit në një stadium krejtësisht të jashtëzakonshëm si “Maradona” i Napolit për të arritur suksesin më të madh. Triumfi 1-0 ishte një kurorëzim i vërtetë i asaj pune që trajneri Mauricio Sarri ka bërë me skuadrën kryeqytetase, ndërsa shpesh ka thënë se i mungojnë “gurët” për të plotësuar “mozaikun” e tij. “Ishte një paraqitje me shpirt të madh, me zemër të madhe ndaj një Napoli që ndodhet në një planet tjetër, – thotë Sarri, – fitorja gjithsesi vlen 3 pikë, që janë shumë të rëndësishme. Mendoj se ekipi ynë në nivel teknik mund të jetë edhe më mirë. Gjithsesi, të mos mendojmë që jemi në vend të dytë. Nuk vlen. Të mendojmë për Ligën e Konferencës javën që vjen”.

Sfidanti.al