Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka shprehur kënaqësinë për paraqitjen e skuadrës në fitoren 5-1 ndaj Frosinones, duke theksuar se objektivi i kuqezinjve është të luftojnë për titullin kampion. Në një intervistë për “Sportmediaset”, ai foli edhe për mundësinë e një përforcimi të rëndësishëm gjatë merkatos së janarit.
“Është vetëm një ndeshje, ndaj duhet të ruajmë entuziazmin, por jam krenar për skuadrën. Djemtë ishin fantastikë. Ky është një ekip që dëshiron të fitojë deri në fund dhe po krijon një harmoni shumë të mirë. Kemi ende shumë rrugë përpara, por pres që të jemi në garë për titullin kampion”, deklaroi Cardinale.

