Nata horror e Doué

Këputja e ligamentit anterior në Nisë nuk ka qenë ngjarja më e rëndë e të shtunës për Désiré Doué. Sulmuesi i PSG-së kur është kthyer në shtëpinë e tij është pritur nga forcat e rendit, të kanë shmangur më të keqen pasi shtëpia e sulmuesit ka qenë në shënjestër të një grupi kriminal. Sipas medieve franceze, me t’u kthyer në shtëpi pas ndeshjes, ai e gjeti shtëpinë e tij të rrethuar nga oficerë policie në mes të natës. Disa persona thuhet se kishin hyrë në kopshtin e tij. Individët ikën me të kuptuar se shtëpia kishte njerëz brenda.