Ernest Muçi magjeps Turqinë dhe ..”bekon” Sala-n

Trabzonspor mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Alanyaspor, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit turk. Edhe pse nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tregoi edhe një herë cilësitë teknike dhe aftësitë individuale, duke dhuruar një moment të veçantë në minutën e 22-të. Pas një aksioni individual, Muçi arriti të driblonte kundërshtarët dhe të ruante topin mes presionit të disa lojtarëve kundërshtarë.

Më pas, futbollisti 25-vjeçar bëri atë që di më mirë: me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, lëshoi një pasim fantastik në drejtim të Salah, duke e vendosur shokun e skuadrës në një pozicion ideal për të shënuar.