Mançester Siti, duke kaluar përmes rrugëve të qytetit të vet, festoi titullin kampionit të Premier Ligës, ndërkohë që arriti deri te trofeu aq i lakmuar, duke thyer disa rekorde, si ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë, ka shënuar më shumë gola dhe ka arritur më shumë fitore në historinë e kampionateve angleze. Por, sidoqodtë, sa u përket tifozëve, ekipi “qytetar” është shumë mbrapa Junajtidit, pasi ky i fundit ka shumë më tepër tifozë.
Në rrjetet sociale, shumëkush, me sarkazëm dhe ironi, e ka vënë në dukje faktin se ky klub (Siti) as që i afrohet dot Junajtidit sa i përket numrit të tifozëve.
Klubi “qytetar”, në fakt, grumbulloi disa mijëra tifozë në sheshin kryesor të Mançesterit, duke festuar titullin e madh, por ky festim as që mund të krahasohet me festimin masiv dhe madhështor të titullit të kampionit që fituan “djajtë e kuq” më 2013, kur gati i gjithë qyteti doli në rrugë.
Sfidanti.al