Ishin çifti më i lumtur në botë për aq kohë sa qendruan bashkë. Mario Gëce shkëlqeu nën drejtimin e Jurgen Klopit tek Dortmundi, por për fat të keq rrugët e tyre u ndanë shpejt. Supertalenti, me të cilin kishte rënë në dashuri Gjermania, shkoi tek Bajerni, ku ndryshe nga sa pritej, përfundoi shumë keq. Jo vetëm nuk ia doli të konfirmohej në klubin më të madh gjerman, por edhe u bë një karrikaturë kur u kthye sërish tek Borusia.
Trajnerët me radhë nuk mundën ta kthenin në “din e iman”, dhe përfundimi erdhi logjik. Joakim Lëv nuk e përfshiu në skuadrën e Botërorit në Rusi, lojtarin që shënoi golin e fitores në finalen e madhe ndaj Argjentinës në Brazil. Logjike! Këto ishin komentet në Gjermani, ndonëse pati edhe një koment tjetër. Mikael Makus, hodhi një hipotezë të guximshme në gazetën “Bild”, sipas së cilës ndoshta i vetmi shërim për Gëcen do të ishte bashkimi me ish-trajnerin e tij, Jurgen Klop, tek Liverpuli. Vërtet do të veprojë kështu, Klopi?
Sfidanti.al