Liga e Parë turke, definitivisht, edhe gjatë këtij sezoni,është më interesantja. Pikërisht, nga rezultati i ndeshjeve të raundit të fundit të saj do të varet se cili nga tre klube do të shpallet kampion i Turqisë. Gjatë të gjithë pranverës, katër ekipe zhvilluan një “garë vdekjeje” për titullin e kampionit dhe vetëm një raund para këtij të fundit nga gara për titull doli jashtë Beshiktashi. Në 90 minutat e fundit të kampionatit turk, do të zhvillohet një dramë e vërtetë, pasi, krahas titullit të kampionit, në lojëështëedhe kualifikimi për në Champions.
Një shou “të pabesueshme” dha, ditët e fundit, Fenerbahçja që mundi me rezultatin e thellë 7-0 Karabuksportin në fushën e këtij të fundit. E bukur është se, pikërisht, për aq gola të shënuar kishte nevojë Feneri që ta barazonte golaverazhin me rivalin më të madh, Gallatasarajin, që, momentalisht, kryeson me 72 pikë.
Sfidanti.al