Eleni (Entela) ngushëllon futbollistin spanjoll Alberto Botia

Eleni Fureira zuri vendin e dytë në Festivalin Evropian të Muzikës që u zhvillua, së fundmi, në Lisbonë të Portugalisë dhe pakkush mbeti indiferent ndaj bukurisë dhe trupit të saj të përsosur. Por, sidoqoftë, Eleni mund të mburret se ajo ka një histori jete interesante. Eleni është lindur në Shqipëri, por familja e saj, qëkur ajo ishte e vogël, u shpërngul në Greqi, ku ajo ndërroi edhe emrin, duke e shndërruar atë nga Entela Fureraj në Eleni Fureira! Momentalisht, ajo jeton në Athinë dhe deklarohet vetë si greke. Sidoqoftë, në Greqi, ajo nuk mund “ta çante” dot rrugën deri tek Eurovizioni, kështu që u bë përfaqësuese e Qipros dhe, falë performancës së saj të shkëlqyer, ajo zuri vendin e dytë në Festivalin Evropian të Lisbonës.

Kjo këngëtare atraktive ka dy vite që ka vendosur lidhje emotive me futbollistin spanjoll, Alberto Botia, që deri para disa javësh luante me klubin e njohur grek, Olimpiakos, por, për shkak të lojrave të tij të dobta, tani, ka mbetur “pa punë”. Botia ka luajtur më parë me ekipin e të rinjve të Barcelonës, Sportingun e Hihonit, Elçen dhe Seviljen.

Sfidanti.al