Dinamo e Zagrebit fiton titullin, por heq trajnerin!

Dinamo e Zagrebit vazhdon që t’i përmahet tendencës së ndërrimit tëdisa trajnerëve gjatë një sezoni, duke qenë se, ditët e fundit, kryesia e këtij klubi refuzoi bashkëpunimin e mëtejshëm me trajnerin e deritanishëm, Nikolla Jurçeviç, që nuk bëri në stolin e drejtimit të klubit zagrebas as dy muaj të plotë. Ai fajësohet se nuk arriti që ta përmirësojë lojën e Dinamos që edhe nën drejtimin e tij, pavarësisht se fitoi titullin e kampionit të Kroacisë, pësoi disa humbje. Sikurse duket, kryesia e Dinamos nuk qe e kënaqur me performancën e ekipit edhe nën drejtimin e Jurçeviçit, kështu që vendosi që ta ndahej me të.

“Këshilli Ekzekutiv i Dinamos vendosi se Nikolla Jurçeviç nuk do të jetëmë trajner i ekipit të parë. Ai, tanimë, është njoftuar për këtë vendim, ndërkohë që ne, së shpejti, do të informojmë për hapat e tjerë që do të ndërmirren lidhur me ekipin e parë dhe stafin e specialistëve”, thuhet në njoftimin e Dinamos së Zagrebit.

Sidoqoftë, media ka publikuar emrin e trajnerit të ri që do ta drejtojë Dinamon dhe ai është Nenad Bjelica qëështë i paangazhuar, pasi, para 10 ditësh, ai u shkarkua nga posti i trajnerit kryesor të klubit polak, Leh të Poznanit.

Sfidanti.al