Futbolli sjell emocione që nuk mund të përshkruhen me fjalë

Trajneri i Brazilit, Tite, shpalli, ditët e fundit, listën e futbollistëve, te shërbimet e të cilëve ai do të mbështetet në kampionatin botëror të Rusisë (14 qershor-15 korrik). Reagimin më të madh lidhur me këtë listë e solli mungesa në këtë të fundit të Aleks Sandros së Juventusit, por të papriturën më të madhe, në fakt, më të këndshmen, e solli thirrja në përfaqësuesen braziliane të futbollistit pothuajse anonim, Fagner Lemos.

Fjala është për mbrojtësin e majtë të Korintiasit, të cilin, megjithëse luan me një ekip brazilian me emër, pakkush e njeh, në përgjithësi, në opinionin publik sportiv, pavarësisht se ai ka grumbulluar aq përvojë, saqë ta detyrojë trajnerin Tite ta thërras atë në kombetarën “karioka”. Në fakt, duhet të pranohet se Fagnerit iu dha mundësia që të përfshihet në listën e lartpërmendur, mbasi u bë e qartë se mbrojtësi i PSZH-së, Dani Alvesh, nuk do tëluajëpër një kohë të gjatë, mbas një dëmtimi të rëndë në gju. Sidoqoftë, Fagneri fitoi konkurrimin me Rafinjën e Bajernit të Mynihut që u la jashtë listës nga Tite. Kështu, Fagneri do të jetë opsioni i parë rezervë i Danilos në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Duhej të ishe, personalisht, i pranishëm në shtëpinë e Fagner Lemosit që të përjetoje reagimin super entuziazt e emocional të vetë futbollistit dhe të familjes së tij, kur spikeri në TV lexoi emrin e tij midis emrave të futbollistëve që trajneri Tite ka thirrur nëkombëtaren braziliane. Ky reagim është bërë një hit i madh në rrjetet sociale.

Sfidanti.al