Po futbolli ? Me protestën apo me.. “lumturinë e FSHF-së”

Tifozët e Tiranës japin një leksion moral për gjithë ata që “luajnë top” sikur në rrugët Tiranës ka plasur lumturia dhe jo protesta,  përplasjet dhunuese dhe.. shkatërrimet e padenja te qytetit. Ultrasit e ekipit bardheblu kanë shpalosur një parrullë  që sidoqoftë…shpëton nderin e futbollit : “ Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim..” Tifozët e Tiranës, po të tjerët ku janë?

Sa ironike është për futbollin dhe për “shtetin e tyre”, FSHF-në, që disa javë më parë shpallej publikisht me parrulla politike gjate ndeshjeve, me germa të stërmëdha në mbrojtje të dënuarve të Hagës, kurse  protestën e studentëve, qe ka pershire gjithe qytetin, kanë frikë ta mbështesin publikisht,  me parulla dhe  me flamurë siç e meriton ajo.

Cila është frika më e madhe? Sepse “shteti i futbollit”  është mbajtur me paterica nga  shteti i  politikës..aq sa edhe shefat e mëdhenj të UEFA-s dhe FIFA-s , Ceferin dhe Infatino e ligjeronin  me damkë,kur  priteshin në kryeministri sikur të ishin në shtëpinë tyre…

Sfidanti.al