Juxhin Xhaja kthehet të arbitrojë në Europë

Juxhin Xhaja kthehet këtë javë të drejtojë në Europë, teksa është caktuar nga UEFA përsëri të jetë në një ndeshje të Ligës së Konferencës. Gjyqtari i Superiores do të drejtojë në Danimarkë ndeshjen mes Midtjylland, skuadrës e cila pak ditë më parë barazoi me Egnatian, me St. Truidense të Belgjikës. Asistentë të tij janë Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa Ena Jorgji është caktuar gjyqtar i katërt. Në VAR, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me gjyqtarë shqiptarë, është caktuar italiani Daniele Doveri, ndërsa Olsion Yzeiraj është caktuar në AVAR.