Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka krahasuar menaxhimin e Lionel Messit njëlloj me atë të Michael Jordan nëse do të ishte trajner basketbolli. Në një intervistë të fundit me gazetën spanjolle “Relevo”, ish-trajneri i Barçës, tani në krye të Athletic Bilbaos, u pyet nëse ishte “e ndërlikuar” të menaxhosh një lojtar legjendar si Messi.
