Ish-futbollisti italian, Antonio Cassano, ka folur për Edon Zhegrovën, duke e vënë në pikëpyetje aftësinë e përfaqësuesit të Kosovës për të dhënë kontribut të vazhdueshëm te Juventusi. Duke folur në emisionin “Viva El Futbol”, Cassano e përfshiu Zhegrovën në mesin e lojtarëve që, sipas tij, mund të jenë të dobishëm vetëm për një pjesë të shkurtër të ndeshjes. “Boga dhe Zhegrova janë lojtarë klasikë për gjysmë ore lojë”, deklaroi ish-sulmuesi italian.
Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar. Megjithatë, këtë sezon në Serie A ka regjistruar dy gola dhe dy asistime, ndonëse vazhdon të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë.

