Imagjinoni një njeri në moshë të re, por që ka vendosur të krijojë familje shpejt. Le të themi 20 vjeç, aq sa është sulmuesi i Mançester Sitit dhe Anglisë, Fil Foden, por që nuk fiton miliona për shkak të një fati me origjinë të papërcaktuar, por që merr një rrogë të thjeshtë, sepse nuk mund të jetë ndryshe për një 20-vjeçar. Një djalë i tillë ose e ka mbyllur arsimimin me të mesmen, dhe dëshiron universitetin pa shkëputje nga puna, ose është student dhe punon pasditeve për të siguruar jetën dhe studimet. Imagjinoni sesi mund të jetojë një njeri i tillë, që në atë moshë duhet të paguhet pak edhe në vendet më të zhvilluara të Europës.
Por, ja që nuk është kështu për Fil Fodenin, që ka një rrogë arrogante dhe fyese tek Siti, dhe që e kalon kohën “ndërsa është në punë” në kombëtaren e Anglisë, me dashuriçka mendjelehta, “ku rafsha, mos u vrafsha” në hotelin “e mërzitshëm” ku i ka futur trajneri me jelek, Sauthegejt. Historia e Fodenit, që është në lidhje të gjatë dashurore dhe ka fëmijë, bashkë me atë të Grinvudit, tregon se çfarë diference kanë këta njerëz nga ne të tjerët, dhe sesa shumë pak duhet të emocionohemi ne, se ata e godasin shumë mirë topin me këmbën e djathtë, të majtën apo me kokë.
Sfidanti.al