Araujo nuk vendos për të ardhmen

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo, ka deklaruar se është ende herët për të vendosur nëse do të qëndrojë përfundimisht te Liverpooli pas përfundimit të huazimit nga Barcelona. Klubi anglez ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 55 milionë eurosh për 27-vjeçarin, i cili mund të aktivizohet në verën e ardhshme.