22 herë fituesi i turneve Grand Slam zgjidhet anëtar i Bordit të Drejtorëve të klubit madrilen, duke iu bashkuar strukturës drejtuese të Florentino Pérezit.
Rafael Nadal nis një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë larg fushave të tenisit. Legjenda spanjolle është zgjedhur zyrtarisht anëtar i Bordit të Drejtorëve të Real Madridit, pas një mbështetjeje thuajse unanime në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të klubit.Votimi u zhvillua të shtunën, më 21 nëntor, në pavijonin e basketbollit në Ciudad Real Madrid. Rezultati ishte domethënës: 1,704 vota pro, vetëm katër kundër dhe pesë abstenime, duke i dhënë Nadalit 99.5% të mbështetjes së anëtarëve përfaqësues. Emërimi i tij ishte propozuar më 4 nëntor nga drejtuesit e klubit.

