Liverpool shembet dhe Alisson përjeton një tjetër ditë të errët: Po fillon të shfaq simptomat e Karius

Alisson Becker po i bën vërtet tifozët e Liverpoolit që të shqetësohen. Skuadra e The Reds pas humbjes me Manchester City në shtëpi, bien edhe në King Poëer Stadium ndaj Leicesterit 3-1. Nuk mjaftoi goli i Salah për skuadrën e Klopp, pasi Vardy e të tjerët përmbysën gjithcka në vetëm pak minuta. Por ajo që po bën më shumë zhurmë është dita tjetër e errët për portierin Alisson. Braziliani, një prej sekreteve të Liverpoolit, është në një moment, ku nuk po bën asgjë mirë.

Që në ndeshjen me City, Alisson ka përgjegjësi të madhe në 2 prej 4 golave të shënuar nga skuadra e Guardiolës. Edhe te goli I avantazhit 2-1 të Vardy, faji është i tij. Si një portier-libero, Alisson mendoi të bëjë Neuerin te një rivënie e gjatë e skuadrës së Rogers dhe mund t’I paraprinte edhe Vardy po të mos kishte dalë huq në gjuajtjen e topit dhe po të mos ishte përplasur me Kabak.

Jamie Vardy, që është mësuar të shënojë gola më të vështirë, nuk iu desh të bëjë shumë për të dërguar topin në portën e mbetur bosh

Mesa duket fjalët e mira të Klopp pas ndeshjes me Manchester City duket se nuk e ndihmuan shumë Alisson që tani do ta ketë moralin akoma më të ulët dhe tani dikush në internet flet për mallkimin Karius, duke harruar se falë paraqitjeve të ish romanistit, Liverpool fitoi Champions League, por edhe Premier league pas 3 dekadash.

Në rrjetet sociale nisën të shfaqen sërish postimet që bashkojnë Alisson me Karius. ‘Alisson ka filluar të shfaqë simptomat e Karius-shkruante dikush në Tëitter, ndërsa në Itali shkojnë edhe më tej kur dikush pyet nëse Alisson i ka ndodhur si te filmi i famshëm ‘Space Jam’  dhe se alienët i kanë rrëmbyer talentin brazilianit.

Sfidanti.al