James Harden me fanelën e Juventusit: Dybala, jam një admirues i madh i yti

Ka një linjë që bashkon SHBA me Torinon, NBA dhe Juventusi.  Ditë më parë, Nikola Vucevic bëri të ditur në rrjetet sociale se është një tifoz i Juventusit, ndërsa Donovan Mitchell mori një uniform të personalizuar të bardhezinjve. Këtyre emrave iu shtohet ai i James Harden. Ylli I Brooklyn Nets, që ka të njëjtin sponsor si Zonja e Vjetër, veshi fanelën e Juventusit dhe i dërgoi një videomesazh, Paulo Dybalës

‘C’kemi Dybala?-ishin fjalët e Harden-doja të të përshëndesja dhe të të thoja se jam një admirues i madh i yti. Pac fat për sezonin’. Mesazh që u shpërnda nga Juventusi dhe vetë futbollisti argjentinas që edhe iu përgjigj basketbollistit amerikan: ‘Faleminderit për mbështetjen. Për më tepër, fanela të rri shumë mirë’.

Sfidanti.al