Lionel Messi ka për herë të dytë një tjetër ‘viktimë’ në orbitën e tij. Pasi la pas Cesar Rodriguez si shënuesi më i mirë i Barcelonës, Telmo Zarrën si golashënuesi më i mirë në La Liga apo Pelenë si shënuesi më I mirë më një skuadër të vetme, argjentinasi kaloi Xavi Hernandezin. Messi barazoi shifrën së 505 sfidave të luajtur në La Liga, shifër që është rekordi absolut i vënë nga Xavi. Askush te Barcelona nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje në kampionatin spanjoll.
Statistikat e Mesit janë fantastike; 374 fitore, 83 barazime e 48 humbje; 460 golash të shënuara dhe një total prej 40700 minutash të luajtura. Nga këto 505 ndeshje, Messi ka qenë titullar në 449 prej tyre dhe në total ka luajtur 396 ndeshje të plota. Gjithsesi Xavi ashtu sikurse edhe Messi, janë larg pesëshes së futbollistëve me më shumë ndeshje në historinë e La Liga, që kryesohet nga Andoni Zubizarreta me 622 i ndjekur nga Joaquin me 567, Raul Gonzales me 550, Eusebio Sacristan 543 dhe Paco Buyo me 542.
Por ky nuk është i vetmi rekord i Xavit që kërkon të thyejë Messi. Argjentinasi pritet që shumë shpejt të jetë futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura në total me fanelën blaugrana. Rekordi i Xavit është me 767 ndeshje të luajtura me Barcelonën gjithsej, ndërsa Messi është në kuotën e 758 ndeshjeve.
Sfidanti.al