Shikoni kush shfaqet! Pato, lojtari i ri i Orlando City në Major League Soccer

Nis zyrtarisht aventura e Alexandre Pato në Major League Soccer; Orlando City zyrtarizoi transferimin e sulmuesit brazilian që kishte mbetur pa skuadër që nga muaji gusht kur zgjidhi kontratën me Sao Paulo. Pato që në shtator do të festojë 32 vjetorin e tij të lindjes ka nënshkruar me klubin amerikan për një vit.

‘Jemi shumë entuziastë që t’i urëojmë mirëseardhjen Patos, eksperienca që ai do të sjellë në klub do të jetë e pacmueshme-tha zvëndësshefi Ezkekutiv i klubit të Orlando City, Luiz Muzzi.

Sfidanti.al