Si ndodh kjo? Liverpuli humb, por Klopi thotë se duhej të fitonte!

Një tjetër kombinim rrethanash solli një tjetër disfatë, veçse ky trajner nuk ka ndërmend të thotë “u dorëzova”. Jurgen Klopi u shfaq sërish përpara mediave ballëlart dhe agresiv duke deklaruar se Liverpuli duhej ta fitonte ndeshjen që e humbi 1-3 në fushën e Leisterit. Vendasit shënuan 3 gola në 7 minuta ndërsa sfida po i afrohej fundit, duke përfituar edhe nga një tjetër gabim i portierit Alison.

“Ishte e qartë që ne duhej të fitonim, – tha Klopi për BBC-në, – ne dominuam, ne zotëruam topin, ia morëm ndeshjen nga dora Leisterit, dhe ne ishim ekipi superior. Në shënuam një gol, por duhej të kishim shënuar më shumë. Gjithçka në rregull, pastaj erdhën me radhë, penalltia, goditja e dënimit, ishte apo nuk ishte gol, kjo pati një ndikim të fortë. Kjo gjë duhet të ndryshojë, pasi goli i parë ishte pozicion jashtë loje për mendimin tim. Goli i dytë ishte keqkuptim i lojtarëve tanë. Gjithsesi, golin e tretë nuk e pranoj prej lojtarëve të mi. Ishim për 75 minuta më të mirët, pastaj humbëm 1-3, ja çfarë situate po kalojmë”.

Sfidanti.al