E vërtetë që pati më pak ndërhyrje të ashpra dhe dyluftime, po ashtu më pak tentativa për driblim, por kjo nuk ishte treguesi se futbollistët e Bundesligës ishin më të dobët fizikisht sesa 3 muaj më parë. Ndërprerja e gjatë mund të ketë ndikuar, dakord, por kur vjen puna tek “njësia matëse” më e mirë, kilometrat e përshkuar, nuk pati ndryshim. Statistikat flasin se lojtarët e kampionatit gjerman mbuluan të njëjtën distancë si 3 muaj më parë. Zyrtarisht kemi rreth 230 kilometra vrapim për ndeshje, në krahasim me 232 kilometra që ishte në mars, kemi 436 vrapime të shpejta (sprinte) për ndeshje, në krahasim me 440, 30.5 ndërhyrje për ndeshje në krahasim me 33.5, dhe 29 driblime për ndeshje në krahasim me 38.5. Golat janë pak më poshtë, 2.75 rrjeta për ndeshje në krahasim me mesataren 3.25 deri në ndërprerje.
Sfidanti.al