Ja pra që nuk kthehet dot as tani, Nejmari mbetet tek Paris SG!

Kush mund të gjejë sot 200 apo më shumë milionë euro? Kur edhe klubet gjigande të futbollit në Spanjë po mendojnë sesi të ndihmohen nga qeveria, do të ishte një skandal që të paguanin një shumë të tillë për transferime. Qoftë edhe kur bëhet fjalë për një yll si Nejmarin, dëshirën e madhe të Barcelonës dhe të … Mesit. Vetë agjenti i sulmuesit brazilian, Vagner Ribeiro, pohoi se Nejmari do të duhet të qendrojë edhe një vit tek Paris SG, për shkak të gjendjes financiare që po kalojnë klubet. “Mendoj se Nejmari do të qendrojë tek PSG-ja, – tha ai, – sepse tregu është i vështirë. Ekonomia e botës së futbollit do të ndryshojë”.  Barça mund të marrë lojtarë të tillë si Lautaro Martinez apo Obamejang, por besohet se synimi i madh mbetet Nejmari, që cilësohet bashkë me Mbapenë si pasardhës i Mesit e i Ronaldos.

Sfidanti.al