Mertens është shumë pranë rinovimit ytë kontratës me Napolin deri në vitin 2022, por lidhja e tij me qytetin mund të konsolidohet akoma më shumë falë një nisme të Këshillit Bashkiak të Napolit.
‘Me Napolin mund të mendohet dhënia e cmimit Qytetar Nderi për Dries Mertens-tha kryetari i departamentit të Sportit në Bashkinë e Napolit, Ciro Borriello-po flasim për një djalë të vecantë i pagëzuar ‘Ciro’ nga ndjenja popullore’
Mertens me 121 gola në 7 sezone me fanelën e Napolit është bërë shënuesi më i mirë në historinë e klubit bashke me Marek Hamsik, ndërkohë që edhe qyteti dhe njerëzit duket se kanë fituar zemrën e belgut
‘Mendojmë ta bëjmë atë Qytetar Nderi sepse është një djalë I ndjeshëm që gjithnjë ka dashur të bëjë mirë për qytetin-shtoi Borriello-Mertens ka bërë shumë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj’.
Sfidanti.al