Bonuçi merr një nga ato oferta që nuk refuzohet!

Leonardo Bonuçi, sezonin e kaluar, befasoi shumëkënd, kur u shpërngul nga Juventusi te Milani, por, tani, ky mrojtës me përvojë ka shumë mundësi që ta ndërrojë përsëri ngjyrën e bluzës mbas një oferte që ka marrë nga Premier Liga angleze.

Zhoze Murinjo ka një mendim shumë të mirë për këtë mbrojtës italian 31-vjeçar dhe, tanimë, kanë nisur bisedimet për sjelljen e këtij futbollisti në Mançester. “Speciali” ka në plan që, sezonin e ardhshëm, ta forcojë edhe më shumë mbrojtjen, ndërkohë që Bonuçi i duket atij si një zgjidhje ideale, kështu që klubi i “djajve të kuq” i ka përgatitur atij (Bonuçit) një ofertë prej shtatë milionë eurosh për sezon gjatë katër viteve të ardhshëm.

Sigurisht që Milani nuk do të ndahet aq lehtë nga kapiteni i tij, por, duke pasur parasysh problemet financiare që  kaaktualishtklubi rosoner, oferta prej 50 milionë eurosh do të mund ta detyronte atë që ta shiste Bonuçin, në mënyrë që, midis të tjerave, të përmbushen edhe kushtet e rregullave financiare fair play, të përcaktuar nga UEFA.

Sfidanti.al