Nuk ishte një finale, por thuajse si e tillë. Los Anxhelos Lejkërsat patën fatin e keq të shkonin në Arenën e Portlendit pa kapitenin dhe pësuan një humbje që mund t’u kushtojë shtrenjtë. Pa Lebron Xhejmsin e dëmtuar, “Liqenasit” u dorëzuan përpara vendasve me shifrat 106-101 duke zbritur në vendin e 7-të në Konferencën Perëndimore.

