Kapiteni realizoi tripëll dabëllin e parë të karrierës në plej of, por gjithsesi ishte njëri nga ata që siguruan fitoren. Miluoki “fshiu” Majemin nënkampion të NBA-së duke e mundur 4-0, duke kaluar në raundin e dytë të plej ofit, ndërsa një grup i madh lojtarët ishin meritorë për këtë sukses. Më i miri ishte padyshim Janis Antetokumbo, por ai shënoi vetëm 20 pikë, ndonëse shtoi 12 topa në tabela e sidomos 15 asistë, diçka jo edhe aq e shpeshtë për gjigandin që luan si qendër. Asistët e tij ndihmuan shokët që të shënonin shumë pikë, si Midëlltonin 20, Bruk Lopezin 25, Forbsin 22, Portisin 13 dhe Holidein 11. Miluoki ishte shumë i fortë në tabela, me 56 kapje të topave aty, ku Midëllton pati 11, Lopez 8, Holidei 6, Taker 8 apo Konauton 5. Skuadra nga Uiskonsini u bë e para që siguroi kualifikimin për më tej në plej of dhe jepte me të drejtë si një nga pretendentët e mëdhenj, pasi duket se ka një ekip më të kompletuar se sezonet e kaluara.
Sfidanti.al