Fred denoncon: Mendova se Ukraina ishte një vend racist, por Anglia…

Mesfushori i Manchester United, Fred dha një intervistë të gjatë për Globo Esporte ku ai foli për shumë tema mes të cilave edhe ajo për racizmin. Fred shpjegoi situatën në Premier League ku u shënuan disa episode racizmi të pësuar nga futbollistët, ku mes tyre ishrte edhe ai vetë.

‘Fyerjet në 2019 pas ndeshjes me Manchester City? Ishte një situarë shumë e shëmtuar-tregon Fred-mendova se Ukraina ishte vendi më racist, por atje nuk pata problemet që kisha këtu në Angli. Këtu kanë nisur të abuzojnë në mënyrë raciste. Mendoj se kjo situatë nuk po ndryshon. Për fat të keq ka akoma shumë racizëm në shoqërinë tonë dhe duhet të gjendet mënyra për ta luftuar, sigurisht mënyra e duhur. Atë djalin që u tregua racist me mua, sigurisht nuk mund ta merrja me grushta. Emocionet duhen kontrolluar. E keqja është se disa episode përsëriten gjithnjë e më shpesh edhe në rrjetet sociale. Rrjetet sociale kanë hyrë në jetët tona, të gjithë mund të krijojnë një profil dhe të fyejnë të tjerët. Autoritetet duhet të ndërmarrin një aksion më të vendosur kundër racistëve, jo vetëm racizmit por edhe kundër të gjitha diskriminimeve të tjera’.

Sfidanti.al