Jannik Sinner ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e djathtë, ndërsa tashmë nis një betejë të rëndësishme me kohën për t’u rikthyer në fushat e tenisit. Tenisti italian iu nënshtrua operacionit në qytetin e Turkut, në Finlandë, nën kujdesin e kirurgut Lasse Lempainen dhe në praninë e mjekut të tij personal, Herbert Schönhuber.

