Vetëm 48 orë pas episodit me Stephen Curry-n, Luka Doncic u përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke udhëhequr Los Angeles Lakers drejt fitores 131-125 ndaj Toronto Raptors me një paraqitje historike. Ylli slloven realizoi 45 pikë dhe regjistroi një statistikë që nuk ishte arritur më parë nga asnjë basketbollist në historinë e NBA-së.

