Autori i “faullit” vdekjeprurës, Jesús Owono, në gjendje të rëndë psikologjike

Bota e futbollit vajton vdekjen e Jesús de Miguel, sulmuesi i CD Tenerife, i cili pësoi arrest kardiorespirator dje gjatë ndeshjes kundër FC Andorra, gjë që çoi në shtrimin e tij në spital. Këtë mëngjes, klubi njoftoi përkeqësimin e gjendjes së tij dhe më pas lajmëroi se 30-vjeçari kishte ndërruar jetë. Incidenti tragjik ndodhi pasi De Miguel u përplas rëndë me portierin e Andorrës, Jesús Oëono, i cili kishte dalë nga porta e tij. Portieri i ekipit të Principatës e kishte monitoruar nga afër gjendjen e lojtarit të lindur në Madrid. Sipas raportimeve në programin radiofonik Cope ‘El Partidazo’, përpara se të përhapej lajmi për vdekjen e De Miguel, portieri “ishte shumë i shqetësuar nga situata”.

Në radion “Cope”, përpara njoftimit të vdekjes së futbollistit, u raportua se në klubin e Andorra-s janë të shqetësuar për gjendjen psikologjike të portieriut nga Guinea Ekuatoriale. “Kam dëgjuar që disa lojtarë thanë se është gjëja më e vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në një fushë futbolli. Mund ta imagjinoni, Jesús Oëono… Andorra këmbëngul se faulli nuk kishte i qëllimshëm dhe se portieri nuk kishte dëshirë për të dëmtuar rivalin. Nuk është e këndshme për të që të dëgjojë stadiumin Heliodoro duke brohoritur ‘vrasës, vrasës!’ Ai e ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram”, thuhej në radio “Cope”.