Konflikti dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë detyruar Konfederatën Aziatike të Futbollit (AFC) të ndryshojë kalendarin e Kupës së Azisë 2027, e cila do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Shqetësimet për sigurinë, vështirësitë logjistike dhe pengesat në udhëtimet drejt vendit organizator kanë bërë që turneu të shtyhet me gati një vit, duke i dhënë fund pasigurisë për zhvillimin e tij në datat e planifikuara fillimisht.
Sipas kalendarit të ri, kompeticioni do të nisë më 23 dhjetor 2027 dhe do të përfundojë më 21 janar 2028. Fillimisht, ndeshjet ishin parashikuar të zhvilloheshin nga 7 janari 2027. Megjithatë, ky ndryshim ende duhet të marrë miratimin formal të FIFA-s.

