Kemi parë që lojtarë të ndryshëm ta marrin me vete kupën, kur udhëtojnë në avion, po ashtu që të flenë me të siç bëri vjet Robert Levandovski, si dhe shpesh është përdorur si gotë apo shishe për të shijuar shampanjën e suksesit. Një mënyrë tjetër gjetën dy lojtarët e Çelsit, kapiteni Sezar Azpilikueta dhe sulmuesi francez, Olivier Zhiru.
Ata u ulën në tryezë duke ngrënë mëngjesin, ndërsa kishin vendosur mbi syprinë trofeun “me veshë” të Championsit, të fituar në finalen ndaj Mançester Sitit në Porto. Ata ishin ende në hotelin e tyre në Porto të Portugalisë, pikërisht buzë Oqeanit Atlantik, ndërsa nuk pati asnjë rëndësi që Azpilikueta udhëhoqi ekipin në finale, ndërsa Zhiru këtë herë nuk pati ndonjë rol. Në kthim, ata e dorëzuan trofeun sepse kupa e shkëlqyer duhet të kalonte një kontroll në aeroportin e Londrës, përpara sesa të vendosej në kabinetin e trofeve të Çelsit në “Stemford Brixh”.
Sfidanti.al