Kane zbulon admirimin për futbollin spanjoll

Harry Kane ka rrëfyer admirimin që kishte për futbollin spanjoll gjatë fëmijërisë, duke përmendur Real Madridin, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si disa prej emrave që ndiqte me shumë interes. Sulmuesi anglez foli në konferencën për media në prag të ndeshjes së Bayern Munichut ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, ku u pyet edhe nëse kishte menduar ndonjëherë të luante në La Liga.

33-vjeçari tregoi se futbolli spanjoll kishte pasur ndikim të madh tek ai gjatë viteve të rinisë, sidomos për shkak të sukseseve të Kombëtares së Spanjës dhe yjeve që luanin në kampionatin e saj.

“Futbolli spanjoll ishte shumë i rëndësishëm për mua kur isha i ri. Mund ta shihja se sa e mirë ishte Kombëtarja e tyre. Ata ishin kampionë të botës dhe Evropës. Ndiqja shumë Real Madridin, Messin dhe Ronaldon në kampionat”.