Një ekip që fiton vështirë të ndryshohet dhe trajneri Andrea Pirlo nuk dëshiron që të rrezikojë aspak. Juventusi më në fund ka gjetur hapin e duhur, veçse me formacion pak më të ndryshëm nga ai që u mendua në fillim të sezonit. Titullarë janë Aleks Sandro e Ramsej dhe jo Federiko Kieza e Dejan Kulushevski.

