Në infermieri kanë mbetur fare pak, edhe pse janë të rëndësishëm. Kampionët e Italisë duket se po e kalojnë fazën më të rëndë të urgjencës, të paktën për tani, dhe lajmet janë që Paulo Dibala, Federiko Kieza dhe Matijs De Ligti po stërviten. Në “Kortinasa” u kthyen edhe lojtarët e ekipeve kombëtare, ndërsa të pariaftësuar mbeten Kielini, Bonuçi dhe Ramsej. Ky i fundit pra është jashtë, ndërsa në formacionin për Kaljarin mund të ketë vend për qendërmbrojtësin holandez. Trajneri Pirlo mund të ndihet i kënaqur dhe Juventusi i tij mund të nisë të luajë ashtu siç mendon njeriu i stolit. Dibala nuk është në 100 për qind, por ai mund të jetë në stol dhe dihet që i mjaftojnë pak minuta për të ndryshuar një ndeshje. Sa për Kiezën, ndoshta ai mund të jetë në formacion, bashkë me Kulushevskin, Moratën dhe Ronaldon.
Sfidanti.al