Ende nuk dihet se kur do ta shohim në fushë, por vetë fakti që ka vënë këmbën në një terren futbolli flet shumë. Virgil Van Dajk ka nisur një stërvitje të lehtë riaftësuese pas operacionit në gju, që pasoi dëmtimin e rëndë të pësuar nga ndërhyrja e portierit Pikford, në derbin Everton-Liverpul. Mediat britanike janë të kujdesshme kur flitet për rikthim, por theksojnë se me shumë gjasë qendërmbrojtësi holandez do të luajë një rol në një fazë të këtij sezoni. Për momentin, ai nuk mund të llogaritet dhe trajneri i Liverpulit, Klop, mund të jetë i kënaqur që të paktën po kthehet në ekip mesfushori Fabinjo, që ka luajtur edhe si qendërmbrojtës i përshtatur. Po ashtu, lojtari i krahut Robertson nuk pati ndonjë dëmtim serioz me Skocinë, dhe është gati.
Sfidanti.al