Ish-ylli i Liverpulit si “dhelpra dhe rrushtë”: Mos e merrni Sergio Ramosin!

Lojtari i dikurshëm i të kuqve, Stiv Nikël, mendon se skuadra e Jurgen Klopit nuk duhet të marrë një mbrojtës si Sergio Ramos edhe po t’i paraqitet mundësia. Ish-mbrojtësi i viteve 80-të, gjykon se kjo nuk duhet të ndodhë pavarësisht krizës së dëmtimeve që po kalon Liverpuli, ndërsa mediat angleze po shkruajnë se kampionët duhet të përforcohen. “Ramosi është në rënie, – shprehet Nikël, – ai mund të merret për dy sezone, por Liverpuli ka nevojë për mbrojtës që t’i japin zgjidhje afatgjatë, siç është Upamekano që është 21 vjeç. Natyrisht, Ramosi nuk do të ishte blerja më e keqe e mundshme (!!!)”. Nikël duket si ajo dhelpra e përrallës popullore që tha se rrushtë ishin të papjekur sepse nuk arriti që t’i kapte dot.

Sfidanti.al