Kepa Arrizabalaga po sheh se po i rrezikohet pjesëmarrja në Evropianin e vitit të ardhshëm me përfaqësuesen spanjolle nëse vijon situata aktuale te Chelsea. Aktivizimi i Unai Simon me La Roja nuk ka bërë asgjë tjetër vecse e ka rritur akomë më shumë këtë parandjenjë të tij dhe sipas tabloidit ‘The Sun’, portieri është gati të pranojë edhe një ulje të pagës që përfiton te ‘Blutë’ prej 8.5 milionë Eurosh për të pasur minuta aktivizimi.
Kepa e nisi sezonin si titullar te Chelsea por ardhja e Edouard Mendy në Stamford Bridge bëri që ai të rrijë në pankinë dhe në 3 ndeshjet e fundit ishte në tribunë. Për këtë arsye, portieri bask e di që opsionet e tij janë aktivizimi te një skuadërt tjetër duke nisur që nga muaji janar dhe të rifitojë formën. Për këtë arsye është gati që të heqë dorë nga përfitimet e tij, por Kepa ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.
Sfidanti.al