Tyson shpjegon se përse kafshoi veshin e Holyfield

Sa herë që Mike Tyson hap gojën, përbën lajm. Deklaratat e fundit të ish kampionit të botës në peshat e rënda në boks, nuk bëjnë përjashtim me Tysonin që kujtoi episodin e famshëm të vitit 1997 kur I kafshoi veshin Evander Holyfield

Në një intervistë për Fox Neës, ‘Iron’ Mike thekson se do ta bënte sërish atë veprim. ‘Ndonjëherë mendoj se nuk do ta bëja më, por në të vërtetë do ta bëja sërish gjestin-tregon Mike Tyson-e kafshova sepse doja ta vrisja. Isha I tërbuar me të vërtetë sepse më goditi në kokë. I  mirë apo I keq, nuk lejoj asnjë që të më marrë lavdinë’

Por kjo nuk është tema e vetme delikate që preku Tyson së fundmi. Në një intervistë tjetër, ish kampioni I botës thekson se shumë boksierë varen nga alkooli për t’u ngjitur në ring për t’u ndeshur

‘Nuk mund të ndeshen pa pirë-tha Tyson-nuk kanë vlera, duhet të jenë të dehur. Nuk mund ta bëjnë këtë dreq pa alkoolin e mallkuar’.

Në moshën 54 vjecare Tyson vendosi të ringjitet në ring dhe në agimin e 29 nëntorit  do të përballet me Roy Jones Jr, 51 vjec. Gjithashtu është spekuluar për një ndeshje tjetër mes tij dhe Holyfield duke qenë se edhe ky I fundit ka bërë të ditur se ka ndërmend që të jetë sërish në kuadratin e ndeshjeve të boksit, por për momentin duket se është ende në kuadrin e idesë.

Sfidanti.al