Juventus, çdo bësh me “investimin 100-milionësh” Kieza-Kulushevski?!

Një ekip që fiton vështirë të ndryshohet dhe trajneri Andrea Pirlo nuk dëshiron që të rrezikojë aspak. Juventusi më në fund ka gjetur hapin e duhur, veçse me formacion pak më të ndryshëm nga ai që u mendua në fillim të sezonit. Titullarë janë Aleks Sandro e Ramsej dhe jo Federiko Kieza e Dejan Kulushevski. Kjo dyshe e fundit u mor këtë verë për një shumë mbi 100 milionë euro (saktësisht 104, bashkë me shpërblimet e ndryshme), por për momentin është në stol. Kështu ndodhi në “Kamp Nou” në Champions, ndërsa ata janë më shumë lojtarë krahu, në ndihmë të sulmuesve Ronaldo e Morata, apo edhe Dibala. Pritet që nesër në fushën e Xhenoas, në ndeshjen e Serisë A, Pirlo të provojë t’i aktivizojë për të mos i lënë të mërziten e të “ndryshken” shumë në stol. Kieza e Kulushevski janë vërtet investim për të ardhmen, por e ardhmja vjen shumë shpejt.

Sfidanti.al